Një 56-vjeçar, banues në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 34-vjeçare.
Policia e Tiranës bën me dije se 56-vjeçari me iniciale R.K ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me thikë 34-vjeçaren te Parku i Liqenit Artifcial pranë një shkolle private.
Njoftimi i Policisë
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorise.