55-vjeçari rrëzohet nga skela gjatë punimeve në banesë

Miks Albania

Një 55-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga skela, ndërkohë që po kryente punim ndërtimi në një banesë.

55-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 18, shtetasi P. S., rreth 55 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, ndërkohë që po kryente punimi ndërtimi në banesën e shtetasit G. S. 

Shtetasi P. S. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi G. S. u shoqërua në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.