55-vjeçari në Pukë vret veten me pistoletë

Lek Ndou 55-vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme.

Sipas policisë, dyshohet se Ndou rreth orës 13:30 ka vrarë veten me pistoletë.

“Pukë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Porav, shtetasi L. N., 55 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij. 

Grupi hetimor po shkon në vendgjarje për sqarimin e rrethanave të vetëvrasjes”, njofton policia.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.