Një grua përfundoi në prangat e policisë së Lushnjes këtë të premte pasi ka dhunuar fizikisht motrën e saj, mbesën dhe kunatën. Policia bën me dije se ka rënë në pranga 53 vjeçarja me inicialet L. S.
Gjithashtu janë vënë në hetim A. S., 26 vjeçe, L. S., 45 vjeçe (familjare të 53-vjeçares), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi janë konfliktuar fizikisht me 53-vjeçaren.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasen L. S., 53 vjeçe, banuese në Rrupaj, Lushnje, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj, mbesës dhe kunatës. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset A. S., 26 vjeçe, L. S., 45 vjeçe (familjare të 53-vjeçares), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi janë konfliktuar fizikisht me 53-vjeçaren”, tha policia në njoftimin për mediat.