Më shumë se 48 orë nga tërmeti dhe ka ende njerëz të cilët nxirren të gjallë nga rrënojat. Një familje e tërë është shpëtuar në Siri, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në rrjetet sociale janë shfaqur video të shumta prekëse teksa fëmijët janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit, ndërsa frika është e madhe se numri i viktimave mund të shtohet ndjeshëm. Zyrtarët janë shprehur se numri i viktimave mund të dyfishohet.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ngriti alarmin se koha po mbaron për shumë persona që janë ende gjallë nën rrënoja dhe bëri thirrje që ekipet e shpëtimit të mos humbin kohë.