4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës

Miks Albania

Një vajzë e mitur është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës në Lezhë këtë të diel.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”.

4 vjeçarja është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. “Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.

E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.