4 ditë para zgjedhjeve/ Shkrumbohet makina e kandidatit të PS për Hasin

Vetëm 4 ditë para zgjedhjeve lokale, kanidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Has, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti.

Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, teksa automjeti i cili ndodhej brenda garazhit të Mulajt është shkrumbuar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa ende nuk ka asnjë person të dyshuar për ngjarjen.

Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.

Beqir Mulaj është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit. Ai u fut në garë, pasi socialistët nuk rikandiduan kryebashkiakun aktual Liman Morina. Ndërkohë, kundërshtari i tij në këtë garë është Miftar Dauti, nga koalicioni Berisha-Meta.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.