39-vjeçari turk qëllohet me armë zjarri në Tiranë

Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në ambientet një lokali në zonën e Saukut në Tiranë.

Policia bën me dije se i plagosuri është shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili është paraqitur vet për mjekim në spital.

Sipas informacioneve,  39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.