36-vjeçarja po rrezikon gishtat për shkak të thonjve me xhel

Një nënë e dy fëmijëve ka treguar se si tani mezi mund t’i përdorë duart pasi vuante nga një reaksion alergjik i dyshuar ndaj produkteve të thonjve.

Lisa Dewey, kishte bërë manikyr të rregullt me xhel për vite pa pasur asnjë problem.

Por pas një takimi rutinë në shkurt, gishtat e 36-vjeçares pësuan inflamacion dhe thonjtë filluan të këputen. Madje një gisht u bë vjollcë, duke e lënë atë të frikësohej se do ta humbiste.

Mjeku e diagnostikoi atë me një infeksion bakterial dhe i dha asaj një krem steroid dhe antibiotik. Mirëpo, pasi bëri përsëri manikyr muajin e kaluar, ajo ka mbetur me gishta ‘shumë të rënduar’ dhe mezi i lëviz duart nga dhimbjet.

36-vjeçarja, e cila punon si sanitare në spital, tani beson se ajo ka një alergji ndaj një produkti në manikyrin e thonjve me xhel – një problem në rritje i theksuar nga dermatologët muajin e kaluar.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.