30-vjeçarja, nënë e një fëmije gjendet e varur në tualetin e shtëpisë në Delvinë

Miks Albania

Një 30-vjeçare, nënë e një fëmije 9 vjeç është gjetur e varur në tualetin e shtëpisë së tyre në fshatin Fushë Vërri në Delvinë.

Nga burimet për media bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte, ku sipas raportimeve të para, dyshohet se gruaja 30-vjeçare është vetëvarur.

30-vjeçarja Teuta Kondi është gjetur e pajetë nga vëllai i saj, ndërkohë mësohet se bashkëshorti i saj ka qenë bari me bagëti.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.