Nëse po lexoni këtë artikull, ka shumë gjasa që të ndiheni të pakënaqur me jetën.
Ju mund të mos ndiheni mirë me marrëdhëniet romantike/shoqërore, të ndiheni të ngarkuar nga karriera ose të mos keni frymëzim për asgjë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të shumta për të përmirësuar jetën, çdo ditë ndiheni bosh. Çfarë të bëni?
Cilat janë shkaqet e zakonshme për një ndryshim të stilit të jetesës? Sipas Sean Grover, psikoterapist dhe autor me mbi 25 vjet përvojë, tre ngjarje të jashtme stresuese shkaktojnë ndryshime në stilin e jetës: trauma (shembull: krizë shëndetësore, aksident), humbje (vdekje, fundi i një marrëdhënieje) dhe vështirësitë (pushim nga puna, borxhe).
Sipas tij, shenjat e nevojës për një ndryshim të stilit të jetesës përfshijnë:
1. Jetës suaj i mungon gëzimi. Ditët janë dëshpëruese. Ju ndiheni të mbërthyer në të njëjtën rutinë; çdo moment ndihet njësoj dhe nuk ke çfarë të presësh.
2. Stresi kronik. Edhe punët e thjeshta janë barrë me vete. Detyrat si pastrimi i shtëpisë, pazari ose vizita e të afërmve mund të duken punë të mëdha për t’u bërë.
3. Zhgënjimi i zakonshëm. Gjithçka, dhe të gjithë, ju zhgënjejnë. Edhe kur bëni çmos për të qenë miqësorë dhe optimistë, ndiheni të zhgënjyer.