Ditën e sotme mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj.
Testimi zyrtarisht nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.
Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollave përkatëse që prej orës 08:30, të pajisur me një dokument identifikimi, kartë ID ose pasaportë.
Vlen të theksohet se mbajtja e telefonave është e ndaluar.
Më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe, më pas më 17 qershor ai i Matematikës dhe i fundit është provimi me zgjedhje, më 24 qershor.
Rezultatet e këtyre katër provimeve kanë rëndësi edhe për hyrjen në universitete pasi maturantët fitojnë rreth 50% të pikëve nga notat e tyre.