24-vjeçari në Tiranë përplas tre të mitur me makinë

Tre adoleshentë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në Mullet.

Policia njofton se në afërsi të një karburanti, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç.

Tre adoleshentët janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.