14 vite nga “21 Janari”, Rama: Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë 

Miks News

“Drejtësia vonon por nuk harron”, kështu shkruan Kryeministri Rama në “Facebook” 14 vite pas ngjarjes së “21 Janarit”. 

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se kush po e harron sot drejtësinë për “21 Janarin” nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë. 

“21 Janar. Drejtësia vonon po nuk harron, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 Janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë”, shkruan Kryeministri Rama. 

Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë humbën jetën Aleks Nika, ZiverVeizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, të cilët 10 vite më vonë u shpallën nga qeveria socialiste “Dëshmorë të Atdheut”. 

https://www.facebook.com/share/1AjwMXaDJP/?mibextid=wwXIfr

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.