Shënohen sot 12 vite nga protesta e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 protestues, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Në nder të tyre, edhe këtë përvjetor janë zhvilluar homazhe para kryeministrisë, ku mes familjarëve të viktimave janë bashkuar edhe politikanë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.
Ne vendet ku janë vrarë katër protestuesit, janë vendosur lule, ndërsa nuk ka pasur asnjë deklaratë. Pas homazheve, ata janë drejtuar në godinën e kryeministrisë.