1 Qershori dita pa makina/ Bashkia e Tiranës kufizon rrugët e kryeqytetit, ja cilat akse do të bllokohen

Miks Albania

Data 1 Qershor është njohur si “Festa e Fëmijëve” gjithashtu edhe si “Dita pa Makina” në kryeqytet.

Bëhet me dije se në kuadër të festës bashkia Tiranë do të organizojë edhe aktivitete për fëmijë të cilat do të bllokojnë rrugët e qytetit dhe lëvizja me automjete do të kufizohet gjatë një orari të caktuar.

Sipas raportimeve afati kohor i kufizimit është nga ora 06:00 deri në 17:00 në segmentet kryesore të kryeqytetit.

Gjithashtu është hartuar një plan për lëvizjen e mjeteve emergjente dhe të Policisë së Shtetit.

Njoftimi:

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve për 1 Qeshorin, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, do të bëhet në segmentet e mëposhtme:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.

– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Gjithashtu ndalohet parkimi i automjeteve në vendet e parkimit në perimetrin në afërsi të “Shkollës së Biçikletave”, në rrugën “Ahmet Pazari”, në rrugën “Dervish Hima” dhe në rrugën në krahun lindor të stadiumit “Air Albania”, në datën 1 qershor 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

2.Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.W.Bush”.

3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

4.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.