“1 punonjës shqiptar punon sa 2 të huaj”, ekspertja e punësimit krahason produktivitetin e punës

Ekspertja e punësimit Kumrie Zika është shprehur se një punonjës në Shqipëri punon sa dy të huaj.

E ftuar në Euronews Albania, ajo tha se produktiviteti i një punonjësi shqiptar është sa për dy persona pavarësisht pagës që merr.

Ajo pati një thirrje për bizneset duke thëë se këto të fundit duhet të mbështesin punonjësin vendas.

“Produktiviteti i një punonjësi shqiptar matet me dy punonjës të huaj. Të huajt punojnë më me ngadalë. Mund të jenë të njëjtën pagë por një punonjës shqiptar punon sa dy të huaj. Bizneset duhet të mbështesin punonjësin vendas”- tha ajo.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.